Telenews

Pesë shqiptarë largohen në mënyrë të sigurt nga Izraeli

Pesë qytetarë shqiptarë, të cilët ndodheshin në Izrael për arsye turistike dhe profesionale, janë larguar sot në mënyrë të sigurt përmes territorit të Egjiptit.

Ata ndodhen tashmë në Egjipt, në gjendje të mirë shëndetësore, dhe pritet të kthehen së shpejti në Shqipëri, ka njoftuar ministri i jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani, përmes një postimi në Facebook, transmeton Telenews.

Ai u shpreh tutje se ky operacion u bë i mundur falë angazhimit të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, në bashkëpunim të ngushtë me ambasadat shqiptare në Tel Aviv dhe Kajro.

“Falënderojmë autoritetet izraelite, Ambasadën Greke dhe Ambasadën Bullgare në Tel Aviv, autoritetet egjiptiane, si dhe Konsullin e Përgjithshëm të Shqipërisë në Liban për mbështetjen dhe bashkëpunimin e dhënë”, shkroi ndër tjerash Hasani.

Të ngajshme

Trump: E dimë ku është Khamenei, por nuk do ta vrasim tani

Donat Hashani

Koci paralajmëron protesta: Ne si qytetarë kemi të drejtë me funksionalizu Kuvendin (VIDEO)

Donat Hashani

Trump: E kemi nën kontroll hapësirën ajrore të Iranit – s’krahasohen pajisjet e tyre me të ShBA-së

Donat Hashani