Telenews

Pesë të dyshuarve për tentim vrasje në Lupç u caktohet masa e ndalimit për 48 orë

Deri më tani, nga ana e prokurorit të shtetit, masë e ndalimit për 48 orë është shqiptuar për pesë persona të dyshuar për tentim vrasje në Lupç të Podujevës.

“Deri tani nga ana e prokurorit të shtetit, masë e ndalimit (48 orë) është shqiptuar për pesë persona të dyshuar dhe rasti është cilësuar si vrasje në tentativë”, kështu ka thënë për Dukagjinin, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ndërsa, personat e dyshuar të cilët janë duke u trajtuar në QKUK janë nën masën e sigurisë nga policia.

Katër të plagosur në Lupç të Podujevës, tre me armë zjarri, një me thikë

Nga rasti kanë mbetur të plagosur tre persona me armë zjarri dhe një person me thikë.

Njëri nga katër të lënduarit, njëri është në rrezik për jetë, kështu ka bërë të ditur stafi emergjent i QKUK-së.

Po ashtu, mjeku kujdestar në klinikën emergjente ka thënë se edhe njëri prej të plagosurve është në gjendje më të rëndë se dy të tjerët.

Njëri nga katër të plagosurit në Lupç është në rrezik për jetë

“Kanë mbërri katër raste, trajtimi ka zgjatur deri tani. Prej tyre në gjendje më të rëndë, dy më të lehtë, ata mund të lëshohen. Ata kanë plagë shpuese, dhe plagë skopetale, trajtimi është duke vazhduar, tash njëri do të futet në sallë. Për momentin, njëri prej tyre mund të themi se është në rrezik për jetë, të tjerët jo”, ka deklaruar mjeku kujdestar në QKUK, Agron Çitaku, në konferencë për medie.

Çitaku ka bërë të ditur se dy nga të lënduarit janë të rinj, dy pak më të vjetër se 50 vjeç.

Hetuesit policorë, në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit.

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka konfirmuar plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës.

Në një përgjigje për Dukagjinin, zëdhënësja e prokurorisë, Laureta Ulaj, ka thënë se e gjitha ka filluar pas një mosmarrëveshjeje në mes të disa familjarëve.

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç, shoqërohet në Polici i dyshuari

source

Të ngajshme

Dyshohet se një grua u dhunua dhe u grabit në Gjilan

Mbi 350 qytetarë serbë kanë aplikuar për konvertimin e patentë shoferëve në RKS

Një vit nga betimi i kryetarëve shqiptarë në veri, vlerësime të kundërta për rolin e tyre