Telenews

Pesë të vdekur në një aksident në Luksemburg, dyshohet se tre prej tyre janë shqiptarë

Të hënën në mbrëmje ndodhi një aksident i rëndë midis një veture dhe një furgoni në rrugën N15, mes Feulen dhe Heiderscheid në Luksemburg.

Bilanci, sipas medias infos.rtl.lu është shumë i rëndë: pesë personat që ndodheshin në të dyja mjetet kanë humbur jetën.

Nga ky aksident raportohet se të vdekur kanë mbetur tre shqiptarë, fotografitë e të cilëve janë publikuar ne grupe të shqiptarëve që jetojnë në Luksemburg.

Por, identiteti i tyre ende nuk është konfirmuar as nga autoritetet në Luksemburg dhe as nga ato shqiptare, apo kosovare.

Sipas mediave në Luksemburg, të dy automjetet u përplasën ballë për ballë, pas së cilës morën flakë. Të dy mjetet u shkatërruan plotësisht nga zjarri.

Të ngajshme

Lajmërimi për pensione çdo gjashtë muaj, Ministria: Për ata me probleme shëndetësore dhe mbi moshën 80-vjeçare janë ekipet mobile

Valjeta Turkaj

QKUK mbetet pa rrymë, jashtë funksionit sistemi elektronik në ambulancat specialistike

Valjeta Turkaj

Tre të lënduar pas një aksidenti te rrethi i Spitalit

Valjeta Turkaj