Telenews

Peter Sorensen pritet të jetë pasardhësi i Lajçakut për dialogun Kosovë-Serbi

peter-sorensen-pritet-te-jete-pasardhesi-i-lajcakut-per-dialogun-kosove-serbi

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Kaja Kallas, ka vendosur që diplomati nga Danimarka, Peter Sorensen, të jetë përfaqësues i posaçëm për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Këtë post aktualisht e mban Mirosllav Lajçak.

Radio Evropa e Lirë ka mësuar nga burime diplomatike në BE se emri i Sorensenit është dërguar për miratim edhe te vendet anëtare të bllokut.

Kandidatura e tij do të jetë në rend dite në takimin e Komitetit politikë dhe të sigurisë së BE-së (PSC) ku janë përfaqësuesit e të gjitha vendeve anëtare.

Burimet diplomatike thanë se sipas praktikës nga e kaluara, konfirmimi i Sorensenit nga vendet anëtare do të jetë vetëm procedurë formale, pasi tashmë Kallas e ka zgjedhur atë si të dërguar të posaçëm për dialogun. /Radio Evropa e Lirë/

Të ngajshme

Komuna e Obiliqit vendos: 350 euro euro në muaj për familjet që adaptojnë fëmijë

Donat Hashani

Bajrami konfirmon dorëheqjen e saj, thotë se e kërkoi edhe të Abdixhikut

Donat Hashani

ShBA-ja ngrin procesimin e vizave për Kosovën, Shqipërinë dhe 73 vende tjera

Donat Hashani