Telenews

Petkoviq akuzon KFOR-in, thotë se protesta ishte paqësore

Drejtori ashtuquajtruës i Zyrës për Kosovën, Petar Petkoviq, ka akuzuar KFOR-in për situatën në veri të Kosovës.

Ai ka thënë se mandati i KFOR-it ishte “të mbronte popullin serb” dhe se sipas tij, ata “po mbronin kryetarët e rrejshëm” dhe Njësinë Speciale të Policisë së Kosovës.

Ai duket se nuk e ka parë dhunën ku mbetën të lënduar gati 30 ushtarë të KFOR-it, duke thënë se protesta ishte paqësore.

“Ne këmbëngulim që Prishtina, përkatësisht KFOR-i, t’i lirojë dy serbët e mbetur që protestuan paqësisht para ndërtesës së komunës në Zveçan. Ata u dërguan në Mitrovicën jugore dhe u akuzuan për huliganizëm” – ka thënë Petkoviq për RTS.

Petkoviq ka thënë se serbët “nuk mund të pajtohen me okupimin e veriut të Kosovës” dhe se “shteti i Serbisë është me ta”, dhe se Serbia nuk dëshiron konflikte.

Të ngajshme

Ministri Vitia viziton 5 vjeçarin që ishte keqtrajtuar nga prindërit e tij

Blearta

Raketa goditi një tanker në lindje të Emiratet e Bashkuara Arabe

Blearta

Ndeshjet e Botërorit 2026 do të transmeton në “YouTube”

Blearta