Telenews

PETKOVIQ I REAGON KURTIT E QUAN “HITLERI I BALLKANIT”

“Në ëndrrat dhe planet e tilla të Hitlerit, ai shqetësohet nga presidenti Aleksandar Vuçiq, i cili po lufton si luan për interesat e popullit serb në Kosovë dhe Metohi, i cili nuk do të lejojë askënd që të pastrojë etnikisht popullin tonë nga krahina jugore dhe kryejë spastrime e stuhi të reja”, ka thënë Petkoviq.
Tutje, ai ka folur se si Vuçiq “është garantues i stabilitetit dhe paqes në rajon dhe se Serbia po mundohet për të mirën e gjithë Ballkanit”.
“Ndërsa Beogradi i ndihmonte serbët dhe shqiptarët, Prishtina po rinovon shtëpinë përkujtimore të bashkëpunëtorit nazist Xhafer Deva, ndërsa Hitleri i vogël dëshiron të krijojë një Shqipëri të madhe, Beogradi po mbron nismën Ballkani i Hapur dhe ndërsa refuzon të formojë Asociacionin si garantues të paqes dhe stabilitetit, Kurti po e dërgon ROSU-n në mjediset ku jetojnë serbët”, ka shtuar Petkoviq.

Të ngajshme

Osmani në 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë: Asnjë mur nuk mund ta mposhtë vullnetin e një populli

Rrezarta Ramaj

Musliu- Shoshi: PDK nuk u mashtrua e as nuk u tradhtua, qëndroi besnike ndaj parimeve

Rrezarta Ramaj

Duka dhe Ademi të pranishëm në takimin e UEFA-së në Berlin

Rrezarta Ramaj