Telenews

Petkoviq: Tash është momenti për Asociacionin, nëse s’formohet, serbët dinë çfarë bëjnë

Kryenegociatori i Serbisë në dialogun me Kosovën, Petar Petkoviq tha se serbët po presin formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Petkoviq tha se “tani është momenti nëse do të ndodhë apo jo”.

“Nëse nuk do të formohet, ata e dinë çfarë të bëjnë”, tha ai.

Siç bën gjithmonë, ai i përmendi akuzat se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po i persekuton serbët, duke thënë se Perëndimi është i bashkuar kundër tij.

“Vetëm kur të shohim lëvizjet dhe masat konkrete të shpallura nga BE-ja dhe SHBA-ja, do të kuptojmë se është synimi për ta frenuar Kurtin”, tha Petkoviq.

Të ngajshme

Aksident i rëndë trafiku në mes të tri veturave në rrugën Drenas–Komoran

Donat Hashani

Kurti në Procesin e Berlinit: Radoiçiqi e ka pranuar përgjegjësinë, por fqinji ynë armiqësor s’po e ndëshkon

Donat Hashani

Fotografia me Taulant Kelmendin, Berisha: Për koalicione në Pejë vendos dega e Ali Berisha, unë pi kafe me kënd të du

Donat Hashani