Telenews

Pezullohen operimet në Spitalin e Gjakovës – do të trajtohen vetëm rastet urgjente

Spitali i Përgjithshëm i Gjakovës “Isa Grezda” ka marrë vendim që nga 7 korriku të ndërpresë punën në sallat operative, përveç rasteve urgjente.

Ky vendim është marrë për shkak të periudhës së pushimeve dhe mungesës së anesteziologëve.

Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin drejtori i spitalit, Jeton Zarari, i cili ka thënë se aktualisht janë vetëm katër anesteziologë.

“Janë pezulluar operimet e planifikuara dhe në sallat operative do të pranohen vetëm rastet urgjente. Vendimi vlen nga data 7 korrik. Kjo për shkak të periudhës së pushimeve dhe kemi mungesë të anesteziologëve. Janë vetëm katër e ky numër është i pamjaftueshëm”, ka deklaruar Zarari.

Me mungesë të anesteziologëve po përballet i gjithë sistemi shëndetësor publik në vend. Në të gjitha institucionet shëndetësore publike në vend punojnë rreth 92 specialistë të kësaj fushe. Kurse, vetëm në Qendrën Klinike Universitare të Kosovë janë 51 anesteziologë. E ky numër i anesteziologëve konsiderohet i pamjaftueshëm për të kryer të gjitha shërbimet mjekësore që nevojiten.

Të ngajshme

Kurti për emrin e presidentit/es: Edhe unë jam kureshtar si ju

Valjeta Turkaj

Bllokohet ura e Dollcit si pasojë e punimeve, nuk pritet të lëshohet deri nesër

Valjeta Turkaj

Prishtina me tri ditë aktivitete për 28-vjetorin e Epopesë së UÇK-së

Valjeta Turkaj