Telenews

Pezullohet drejtori i Policisë së Vlorës, Policia e Shtetit: U dha informacion i gabuar mbi ngjarjen e Zvërnecit

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka kërkuar ndjesë publike pas një raportimi të pasaktë të bërë nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë lidhur me një qytetar, për të cilin fillimisht u raportua se ishte futur me forcë brenda rrethimit të një kantieri ndërtimi. Sipas sqarimit zyrtar, ky pretendim nuk qëndron.

Në njoftim theksohet se, ndonëse pjesa tjetër e komunikatës së Policisë së Vlorës ishte korrekte, gabimi në raportim konsiderohet i rëndë. Për këtë arsye, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka vendosur pezullimin e menjëhershëm nga detyra të Drejtorit të Policisë Vendore Vlorë.

“Besimi i publikut për Policinë e Shtetit është vlera më e rëndësishme dhe cenimi i tij nuk mund të justifikohet në asnjë rast”, thuhet në reagimin zyrtar.

Sa i përket pretendimeve të ngritura në protestën e zhvilluar lidhur me kantierin, policia bën me dije se verifikimet kanë treguar se territori i rrethuar është pronë private, e pajisur me dokumentacion të rregullt hipotekor dhe me autorizim ligjor për rrethim.

Në këtë kontekst, Policia e Shtetit thekson se çdo pretendim që lidhet me pronën private apo zhvillimin e saj duhet të adresohet përmes rrugës gjyqësore.

“Policia e Shtetit ka për detyrë ligjore të mbrojë integritetin e çdo prone private që zotëron dokumentacion të rregullt ligjor”, përfundon njoftimi.

Të ngajshme

Mbi 10 mijë qytetarë kanë përfituar ndihmë juridike falas gjatë 2025

Rrezarta Ramaj

Tre superndeshje në program, vazhdon spektakli i Botërorit 2026

Rrezarta Ramaj

Vdes kosovari që u godit në “Rrugën e Kombit”, edhe shoferja e dyshuar është nga Kosova

Rrezarta Ramaj