Telenews

Pezullohet greva e punonjësve të administratës në të gjitha gjykatat dhe prokuroritë e vendit

Është pezulluar greva e punonjësve të administratës në të gjitha gjykatat dhe prokuroritë e vendit, kështu ka njoftuar Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK).
“Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) njofton se pas takimit të mbajtur sot së bashku me Këshillin Prokurorial të Kosovës (KPK) dhe Sindikatën e Pavarur të Juridikaturës, janë dakorduar që greva të pezullohet në të gjitha gjykatat dhe prokuroritë e vendit”, thuhet në njoftimin e KGjK-së.
Tutje në komunikatë thuhet se “Këshilli Gjyqësor i Kosovës mbetet pas qëndrimeve të shprehura publikisht përmes komunikatave zyrtare dhe shkresave të adresuara tek institucionet kompetente, se mbështet kërkesat legjitime të punonjësve të administratës”.

Të ngajshme

Tërmet në afërsi të Mitrovicës

Valjeta Turkaj

Cila është paga mujore e Papës Leo XIV?

Valjeta Turkaj

Arrestohen dy persona në Prishtinë për lëndim të rëndë trupor dhe dëmtimin e veturave

Valjeta Turkaj