Telenews

Picula: Serbia e ka humbur Kosovën në mënyrë të pakthyeshme, Vuçiq pretendon se e njeh situatën reale

 

 

Ish-shefi i diplomacisë kroate, Tonino Picula ka thënë se Serbia e ka humbur Kosovën në mënyrë të pakthyeshme dhe sipas tij presidenti serb, Aleksandar Vuçiq vetëm pretendon se nuk e njeh situatën reale.

Ai në një intervistë për median malazeze Pobjeda, theksoi se kreu i shtetit serb vendosi ta kompensojë këtë duke tentuar ta kthejë Malin e Zi në “botën famëkeqe serbe.”

“Unë kam thënë për një kohë të gjatë se ai po nxit strategjikisht paqëndrueshmëri të përhershme në lagje për të shpërqendruar publikun vendas nga deficitet kronike demokratike, kapja institucionale dhe mediatike dhe korrupsioni i përhapur”.

“Qytetarët e Malit të Zi, së bashku me institucionet e shtetit malazez, duhet të shfrytëzojnë çdo mundësi për të kundërshtuar me vendosmëri sulmet ndaj identitetit të tyre dhe të drejtës për vendimmarrje të pavarur”, deklaroi Picula që është edhe raportues i Parlamentit Evropian për Malin e Zi

Të ngajshme

Vdekje e dyshimtë raportohet në Dragash – Gruaja nga Borja e Shqipërisë dërgohet pa shenja jete në QKMF

Valjeta Turkaj

Aksioni anti-kontrabandë në Vërmicë, arrestohen oficeri dogranor dhe transportuesi i mallrave

Valjeta Turkaj

Jeto në zemër të Prizrenit – ACE Group sjell HillSide!

Valjeta Turkaj