Telenews

Piers Morgan i sugjeron Arsenalit të bëjë transferimin sensacional të Ronaldos

Piers Morgan e ka këshilluar Arsenalin që ta transferojë Cristiano Ronaldon pas zyrtarizimit të largimit të tij nga Manchester Unitedi.

Ishte intervista bombastike me gazetarin e mirënjohur në TalkTV që e përshpejtoi largimin e superyllit portugez nga Djajtë e Kuq.

Klubi anglez gjatë të martës doli me njoftim zyrtar për përfundimin e kontratës së 37-vjeçarit, i cili tash është në kërkim të klubit të ri.

Unitedi bëri një njoftim të shkurtë në Twitter duke bërë të ditur largimin e CR7, ndërsa miku i tij i reagoi akoma më shkurt: “Fundi”.

Në një postim tjetër, Morgan e ka publikuar një fotografi të Ronaldos që mban fanellën e Arsenalit me numrin 7 me përshkrimin: “Koha për fazën e dytë”.

Skuadra e Mikel Artetas është lidere në Ligën Premier pas një fillimi mbresëlënës të sezonit, ndërsa moderatori i njohur i ka sugjeruar angazhimin e pesë herë fituesit të Topit të Artë.

Është raportuar se Chelsea, Sportingu i Lisbonës dhe klubet nga MLS përmenden si destinacionet më të mundshme të Ronaldos.

Të ngajshme

Barcelona pranë transferimit të përhershëm të Rashfordit

Valjeta Turkaj

Ronaldo udhëton drejt Madridit për të kuruar gjurin

KushtrimGuraj

Real Madridi pa Mbappen në ndeshjen e parë ndaj Manchester Cityt

Rrezarta Ramaj