Telenews

Plaçkitja e armatosur në Suharekë, reagon kryetari i komunës

 

 

Një grabitje e armatosur si në filma ka ndodhur pasditen e sotme në argjendarinë “Diakos” në Suharekë, ku dyshohet se ka pasur shkëmbim zjarri mes Policisë dhe hajnave, raporton Gazeta Sinjali.

Për pasojë, një zyrtar policor ka mbetur i plagosur. Për rastin ka reaguar edhe kryetari i komunës, Bali Muharremaj.

“Sapo bisedova me Komandantin e Policisë, për rastin e grabitjes në një lokal në Suharekë, dhe u njoftova se  po punohet në zbardhjen e rastit”.

“Apeloj nga të gjithë që ta ruajmë qetësinë dhe të presim raportimin zyrtar. Uroj që ky rast të mos përseritet kurrë në të ardhmen”, ka shkruar ai në Facebook./Telenews./

Të ngajshme

Performanca kthehet në tmerr: Britanikja pëson djegie nga litari me zjarr

Valjeta Turkaj

Trump thotë se me Putinin pati një “bisedë shumë të mirë”

Valjeta Turkaj

Deputeti dyshohet se krye vetëvrasje në parlamentin finlandez

Valjeta Turkaj