Telenews

Plaçkitja në Suharekë, deklarohet njëri nga policët e plagosur

 

 

Një zyrtar policor është plagosur Suharekë, pasi katër të dyshuar shtinë me armë në drejtim të tij kur kryen grabitje në një argjendari.

Gazeta ka kontaktuar me zyrtarin policor që ka mbetur i plagosur nga kjo grabitjë e rëndë. “Mirë jam. Mirë e kam gjendjen. Për detajet ju lutem flisni me Regjionin”, ka thënë polici i plagosun Avdullah Hoxha.

Katër të dyshuarit për plaçkitjen e argjendarisë ndodhen ende në arrati.

Më poshtë deklarata e zëdhënësit të policisë për rajonin e Prizrenit përkitazi me këtë rast Shaqir Bytyqi.

“Rreth orës 16:03 min kemi marrë informatën se vetura e dyshimtë është një veturë e pasagjerëve. Sapo policia ka mbërri në vendngjarje, të dyshuarit kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të policisë, një zyrtar policor është plagosur, ai ka marrë tretman mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetë. Në grabitje dyshohet se janë të përfshirë katër të dyshuar të cilët për momentin kanë arritur që të largohen nga vendi i ngjarjes”./Telenews/

Të ngajshme

Bisedimet ShBA-Iran në Oman nën hije pasigurie për shkak të kërkesave të Trumpit

Valjeta Turkaj

Rrahu gruan e pastaj sulmoi policët, i dyshuari dërgohet në psikiatri për trajtim

Valjeta Turkaj

Parashikimi i motit për sot

Valjeta Turkaj