Telenews

Plagosen dy persona në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar

Mbrëmë në orën 23:45, janë plagosur dy persona në rrugën “12 qershori” në Ferizaj.

Të plagosurit janë dërguar në emergjencën e Ferizajt dhe mjeku kujdestar ka thënë se të njëjtit janë jashtë rrezikut për jetë.

Lajmin për Dukagjinin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Qazim Reka.

Reka ka thënë se një i dyshuar lidhur me rastin është arrestuar, derisa edhe një tjetër është në kërkim.

“Ju njoftojmë se në ora 23:45 ka ndodhur një plagosje e dy personave në rrugën “12 qershori” afër kafiterisë “Tempell Bar”. Janë marrë të gjitha veprimet policore. Personat e plagosur janë derguar në emergjencën e Ferizajit, sipas mjekut kujdestar janë jashtë rrezikut për jetë. Ata janë të plagosur në këmbë. Një i dyshuar është arrestuar, jemi në kërkim edhe të një dyshuari tjetër”, ka thënë Reka.

source

Të ngajshme

Butrint Imeri me super ofertë për fansat: 100 mijë euro për videot më kreative në TikTok

Blearta

Dhurata Dora në duet me DJ Snake, kënga lansohet këtë verë me klip

Blearta

Fushatë e qetë, por mbi 100 mijë euro u shpenzuan për sponsorizime digjitale

Blearta