Telenews

Plagosen dy persona në Podujevë, policia jep detaje

Dy persona janë plagosur në Podujevë mbrëmjen e së dielës.

Lajmin  e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Ajo ka njoftuar se policia për këtë rast ka arrestuar dy të dyshuar.

“Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, nga ku është raportuar se dy persona janë lënduar.  Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë policia ka nisur një hetim rreth këtij rasti”, ka bërë të ditur Ahmeti.

Sipas Ahmetit, rasti është cilësuar si “vrasje në tentativë”.

Të ngajshme

Këta janë 10 VIP-at më të pasur në botë për 2026

Blearta

Dënohet me 3 vjet e 5 muaj burgim i akuzuari për sulm seksual në Fushë Kosovë

KushtrimGuraj

Vjosa Osmani mirëpret largimin e masave nga BE-ja

KushtrimGuraj