Policia njofton për një rrahje mes disa personave dje në Podujevë. Gjatë përleshjes një person është plagosur me armë zjarri.
Katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore, ndërsa në vendin e ngjarjes është konfiskuar një pistoletë, një gëzhojë dhe një shkop druri.
Një i dyshuar është arrestuar dhe më pas është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë i policisë:
VRASJE NË TENTATIVË/ Podujevë 23.05.2023 – 10:48. Është raportuar për një rrahje në mes të disa personave. Si pasojë, një person mashkull kosovar është plagosur nga arma e zjarrit i cili më pas është dërguar për tretman mjekësor, po ashtu tre meshkuj kosovarë kanë pranuar tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes është konfiskuar një pistoletë, një gëzhojë dhe një shkop druri. Të gjithë të lënduarit pas tretmanit mjekësor janë liruar. Me vendim të prokurorit, një i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.