Telenews

Plagoset një person në Vushtrri, konflikti nisi për një pronë

 

 

Policia e Kosovës ka raportuar se të martën, janë arrestuar dy persona, pas një rrahje për pronë.

Në raportin 24 orësh thuhet se për arsye të një prone ka ardhur deri te rrahja në mes tre personave, ku si pasojë e armës së zjarrit, njëri prej tyre është plagosur.

Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, kurse në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me 9 fishekë, një gëzhojë dhe një kaçavidë.

Dy të dyshuari janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit njëri është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti është hapur si “Vrasje në tentativë”.

Të ngajshme

Aksident i rëndë në Banjë të Pejës, tre persona të lënduar

Valjeta Turkaj

Rama bën homazhe te shtatorja e Zahir Pajazitit: Iu kemi borxh për lirinë që gëzojmë sot

Valjeta Turkaj

ShBA-ja e Venezuela bien dakord të rivendosin marrëdhëniet diplomatike pas arrestimit të Maduros

Valjeta Turkaj