Telenews

Plagosja e inspektorit të IPK nga Agon Dulla, Policia zbardhë detajet e fundit për rastin

Një incident i rëndë me armë zjarri ka ndodhur pak më parë në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë, ku ka mbetur i plagosur një inspektor i Inspektoratit Policor të Kosovës, ka raportuar ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

Inspektori i plagosur siç ka raportuar Gazeta Sinjali është: Arsim Beqiri.

“Rreth orës 21:00 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri,në rrugën “B” në Prishtinë. Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, nga ku është raportuar se një person është plagosur”, ka deklaruar Ahmeti.

I plagosuri është dërguar për trajtim mjekësor.

Ahmeti bëri të ditur se policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rastit, ndërsa është në kërkim të personit të dyshuar, i cili tashmë është identifikuar.

Të ngajshme

Ish-banorja e “BBVK”-së s’e fsheh më! Zbulon për herë të parë të dashurin

Valjeta Turkaj

Identifikohet i moshuari që u gjet i vdekur në një rrugë të Prizrenit

Valjeta Turkaj

‘’Kriza për karburantet’’, policia kap në flagrancë dy persona duke vjedhur naftë

Valjeta Turkaj