Telenews

Plagosja e tre personave në Pejë, policia kërkon ndihmë për kapjen e të dyshuarit

Policia e Kosovës ka lëshuar kërkesë për bashkëpunim për kapjen e të dyshuarit për plagosjen e tre personave në mbrëmjen e së mërkurës në Pejë.

Personi i kërkuar është Agron (Mentor) Gashi , 21-vjeçar nga Peja, teksa policia u ka kërkuar qytetarëve që kushdo që ka informacion në lidhje me rastin të paraqitet.

Agron Gashi, me nofkën “Gon Ozdrimi”, sipas policisë, dyshohet për veprën penale – vrasje e rëndë në tentativë dhe se i njëjti dyshohet të jetë recidivist i veprave penale.

“Personi i kërkuar është: Agron (Mentor) GASHI i lindur me 19.11.2002 nё Pejë. I pandehuri është i kërkuar për veprën penale: ‘Vrasje e rёndё nё tentativё’, e cila ka ndodhur me datё 22.05.2024 rreth orёs 21:25, nё rrugën ‘Bekim Berisha’ nё Pejё. I dyshuari ёshtё recidivist i veprave penale”, thuhet në njoftimin e policisë.

May be an image of 1 person and text

Tre persona kanë mbetur të plagosur me armë zjarri në një incident që ka ndodhur të mërkurën në mbrëmje në Pejë.

Për shkak të plagëve, të plagosurit janë dërguar nga Spitali rajonal i Pejës në QKUK në Prishtinë.

Njëri nga të plagosurit është në gjendje më të rëndë.

(VIDEO) Publikohen pamje nga plagosja me armë zjarri në Pejë

source

Të ngajshme

“Takime sy me sy”: Presidentja Osmani ndërron formatimin e takimeve me liderët, nesër i takon veç e veç

Valjeta Turkaj

Kushtet ekstreme të motit, dy viktima nga vala e nxehtë në Itali

Valjeta Turkaj

Takimi i thirrur nga Osmani, AAK konfirmon pjesëmarrjen

Valjeta Turkaj