Telenews

Plagosja në Hajvali, Policia jep detajet e fundit

Telenews.al raportoi sonte për një incident që ka ndodhur në Hajvali, ku pati plagosje me armë zjarri dhe therje me thikë. Në këtë rast të rëndë dyshohet të jenë të përfshira dy familje.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo tha se Policia është vënë në kërkim të të dyshuarit i cili tashmë është i identifikuar për organet e rendit.

“Nga arma e zjarrit lëndime ka pësuar një person,  i cili është dërguar për tretman mjekësor. Aktualisht hetuesit policor, në koordinim me prokurorin e shtetit  janë duke punuar për arrestimin e personit të dyshuat (i identifikuar nga ana a policisë)”, tha Ahmeti.

Ndërsa, burimet nga Emergjenca kanë bërë me dije për Sinjalin se personi që mbeti i plagosur është Enver Pacolli rreth 52-vjeçar.

Motivi i këtij rasti është akoma i panjohur, por ajo që dihet është se Policia ka nisur hetimet që zbardhin rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja.

Të ngajshme

Pse kafeina i mbush me energji disa njerëz, ndërsa të tjerët mezi e ndiejnë? –

KushtrimGuraj

Molla, një frut i pasur me vlera ushqyese

Rrezarta Ramaj

Rreth 1.000 pacientë me sulm në tru trajtohen çdo vit në QKUK

Yllka Gashi