Një burrë ka mbetu i plagosur mbrëmë në lagjen Dardania në Prishtinë.
Sipas policisë, të dyshuar janë dy persona, derisa të njëjtin janë ende në arrati.
“Raportohet se viktima mashkull kosovar, është gjetur i plagosur nga arma e zjarrit. Viktima është dërguar në QKUK. Sipas dëshmitarëve, të dyshuar janë dy persona të panjohur të cilët kanë ikur nga vendi i ngjarjes”, thuhet tutje në raportin e policisë.
Telenews.al ka mësuar se viktima është taksist, ndërsa dyshohet se dorasi ka qenë klienti i tij.