Telenews

Plagosje me thikë në Lushnjë, i mituri qëllon dy herë një 40-vjeçar pas një debati

Një 17-vjeçar ka plagosur me thikë një burrë ne Lushnje.

Ngjarja është regjistruar në fshatin Golem , ku një 40-vjeçar ka mbetur i plagosur pas një konflikti për motive banale, shkruan abcnews.al.

Sipas burimeve zyrtare nga policia, një 17-vjeçar, gjatë një debati, e ka qëlluar dy herë me thikë, duke i shkaktuar plagë në trup.

Menjëherë pas ngjarjes, i plagosuri është transportuar në Urgjencën e Spitalit Rajonal të Lushnjës, ku po merr ndihmën mjekësore. Burimet bëjnë me dije se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, autori i dyshuar, 17-vjeçari, është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lushnjë, ndërsa është sekuestruar edhe thika e përdorur në plagosje.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e saj ligjor.

Të ngajshme

32 foshnja të braktisura në QKUK vetëm gjatë vitit 2025

Blearta

SHBA-ja dhe Irani ende larg marrëveshjes finale

Blearta

Putini mendon se mund të bëhet “i pavdekshëm”, investon 26 miliardë dollarë në ‘luftën kundër plakjes’

Blearta