Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në Prishtinë.
Plagosja ka ndodhur në një kafene në lagjen ‘Dardania’ në kryeqytet.
Lajmin për Paparacin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për Prishtinë, Flora Ahmeti. Ajo ka thënë se Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes, dhe ka siguruar lokacionin ku ka ndodhur rasti.
“Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se nga një person është plagosur dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor. Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për arrestimin e personit të dyshuar i cili është identifikuar”, ka thënë Ahmeti.
Portali Indeksonline ka raportuar se i plagosuri është identifikuar. Ai është Dëfrim Kuqi.

Kuqi, i plagosur me armë zjarri, është dërguar në emergjencë ndërsa ende nuk ka informacion për gjendjen e tij shëndetësore.
[Lajmi është përditësuar]

