Raportet nga Italia pohojnë se ka pasur kontakte të drejtpërdrejta mes Interit dhe klubit gjerman Leipzig në lidhje me një marrëveshje të mundshme për reprezentuesin holandez Xavi Simons, i cili po shihet si një alternativë potenciale e Ademola Lookman të Atalantas.
Inter po synon të bëjë një investim të madh në repartin ofensiv për sezonin 2025/2026, dhe sipas disa mediave gjatë javës së fundit, Lookman është objektivi kryesor, pas formës mbresëlënëse që ka treguar në vitet e fundit me klubin bergamask.
Megjithatë, sipas Tuttomercatoweb, Xavi Simons është identifikuar si plani B për sulmin në rast se marrëveshja me Lookman nuk realizohet.
Drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio, raportohet se ka qenë në kontakt të drejtpërdrejtë me agjentin e lojtarit, Ali Barat, dhe bisedimet po vazhdojnë.
Simons ka edhe dy vite kontratë me RB Leipzig, çka e bën një shitje të mundshme këtë verë.
Kjo pasi gjermanët nuk duan të përballen me rrezikun e shitjes së lojtarit për një shumë të reduktuar në verën e ardhshme, kur do t’i mbetet më pak se një vit kontratë.