Telenews

Plas sherri mes dy shoferëve që u përfshinë në një aksident në Prishtinë, Policia i gjen njërit thikë

Jo rrallëherë kërcet dajaku mes shoferëve kosovarë për shkak të mosmarrëveshjeve që ndodhin në komunikacion. Shpesh ndodhë që mollë sherri të jenë edhe aksidentet e trafikut. Një rast i tillë ka ndodhur në orët e mëngjesit të sotëm, në rrugën ‘5 Maji’, në Prishtinë.
Dëshmitarë të rastit kanë bërë të ditur se dy persona janë kapur me njëri tjetrin pasi janë përfshirë në një aksident trafiku te “Rrethi i Viktorisë”, me ç’rast u desh intervenimi i Policisë.
Derisa patrulla policore ka dalë në vendin e ngjarjes, dëshmitarët thonë se fatmirësisht një zyrtare policore ka qenë duke kaluar dhe ka ndërhyrë, për të parandaluar ndonjë incident.
Në momentin që Policia ka arritur në vendin ku ndodhi aksidenti, personat e përfshirë janë kontrolluar, nën dyshimet për gjësende të kundërligjshme. Te njëri nga shoferët që shkaktoi aksidentin, mësohet se Policia ka gjetur një mjet të mprehtë, thikë.
Për shkak të konfliktit dhe armës që u gjet, dy palët janë shoqëruar në stacion policor, për t’u intervistuar. Ndaj të dyshuarit që iu gjet thika, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit për posedim të paautorizuar të armës.

Të ngajshme

Zbulimi i “The Guardian”-it: Kompanitë më të mëdha të naftës arkëtuan 93 miliardë dollarë mes luftës me Iranin dhe valëve vdekjeprurëse të të nxehtit

Yllka Gashi

Grahu automjetin me 212 km/h në rrugët e Shqipërisë, shoferi gjobitet me 4.300 euro

Yllka Gashi

Podujeva shembull i transparencës: Arrin 100 pikë në raportin e Institutit GAP

Yllka Gashi