Telenews

Plas skandali: Messi rrezikon divorcin pasi dyshohet se e tradhtoi gruan

 

 

Ndonëse asnjëherë nuk është folur për të rreth jetës së tij privat dhe raportin me gruan, pasi konsiderohej si lidhje e shëndosh, por ditëve të fundit po flietet se Messi e ka tradhtuar gruan e tij.

Ky skandal po qarkullon me të madhe në media dhe rrjete sociale, ku vë në dyshim se tetë herë fituesi i Topit të Artë mund të jetë i përfshirë në një skandal të tillë.

36 vjeçari po akuzohet për tradhti ndaj gruas së tij, Antonella Roccuzzo.

Çifti ishte martuar më 30 qershor të vitit 2017 në një ceremoni të zhvilluar në qytetin e tyre, Rosario.

Të dy ishin rritur së bashku dhe njihen që nga fëmijëria.

Por, mediat e huaja raportojnë se Messi dhe Roccuzzo janë duke u përballur me krizën më të madhe të lidhjes së tyre 15 vjeçare.

Madje, nuk përjashtohet as mundësia e divorcit të çiftit simpatik.

Mediumi brazilian “Direto Do Miolo” raportoi së fundmi se arsye e kësaj krisjeje është gazetarja argjentinase, Sofia Martinez, me të cilën supozohet se Messi e ka tradhtuar gruan e tij./Telenews/

Të ngajshme

Në mbledhje elektronike, qeveria bën dy emërime

Donat Hashani

Kandidati për prokuror të shtetit ndalohet për dhunë në familje nga Prokuroria e Prizrenit

Donat Hashani

Zyrtarja e lartë e PDK-së sot mban konferencë për media

Donat Hashani