Telenews

Platforma X nis testimin e AI për “shënime të komunitetit”

Platforma X ka nisur një pilot program për të përfshirë inteligjencën artificiale në krijimin e Shënimeve të Komunitetit – një hap që pritet të ndryshojë mënyrën e verifikimit të përmbajtjes në rrjetin social.

Sipas njoftimit, mjetet e para për zhvillues janë tashmë të disponueshme për të krijuar “Shkrues të Shënimeve të AI-së”, por për momentin këto do të përdoren vetëm për testim. Shënimet e shkruara nga AI nuk do të publikohen menjëherë – ato do të kalojnë përmes disa filtrave dhe kërkojnë miratim përpara se të shfaqen për publikun.

Kompania ka konfirmuar se përdoruesit e parë që do të shkruajnë shënime me ndihmën e AI-së do të miratohen brenda këtij muaji, ndërsa publikimi i parë i këtyre shënimeve do të nisë menjëherë pas kësaj faze.

“Ky sistem ka potencialin të rrisë shpejtësinë dhe shkallën e Shënimeve të Komunitetit. Reagimet e përdoruesve do të ndihmojnë në zhvillimin e AI-së që ofron informacion të saktë dhe të paanshëm”, thuhet në njoftimin e X.

Shënimet e krijuara nga AI do të kalojnë fillimisht përmes një vlerësuesi automatik me burim të hapur, i cili analizon përkatësinë me temën dhe nëse përmban përmbajtje të papërshtatshme ose fyese. Vlerësimet do të bazohen në të dhënat historike të përdoruesve realë që tashmë kontribuojnë në sistemin e Shënimeve të Komunitetit.

Ndonëse kompania thotë se “njerëzit mbeten përgjegjës”, duket se kontrolli i vetëm njerëzor do të jetë përmes sistemit të vlerësimit dhe jo përmes redaktimit direkt të përmbajtjes para publikimit.

Për hir të transparencës, kur këto shënime të publikuara të jenë të krijuara nga AI, ato do të etiketohet qartë si të tilla.

Fillimisht, AI do të shkruajë vetëm për postime që janë tashmë të shënuara si kandidate për Shënime Komunitare, por vetë kompania e sheh këtë zhvillim si një hap kyç drejt së ardhmes së verifikimit të fakteve në platformë.

Të ngajshme

Jeni në rrezik, shtojcat e rreme të Firefox-it vjedhin të dhëna

Valjeta Turkaj

Së shpejti, chatbot do t’ju dërgojnë mesazhe “të pakërkuara”

Valjeta Turkaj

Një truk i thjeshtë për të kursyer karburant – gjithçka varet nga konfigurimi i kondicionerit

KushtrimGuraj