Këngëtarja e njohur Ronela Hajati ka ndarë me ndjekësit e saj një video të re, përmes së cilës ka zbuluar titullin e projektit më të ri muzikor.
“HANA” quhet kënga që do të publikohet javën e ardhshme dhe që, sipas saj, është një ndër projektet që e do më së shumti.
“E dua shumë këtë projekt, mezi po pres ta dëgjoni,” shkroi Ronela në mbishkrim, duke shtuar edhe më shumë pritshmëritë e fansave.