Telenews

Poco M7 4G me bateri të madhe prej 7000 mAh

Pasi Poco prezantoi zyrtarisht modelin M7 Plus, brendi kishte përgatitur edhe një surprizë të vogël – modelin Poco M7 4G.

Kjo pajisje funksionon me çipin Snapdragon 685 4G nga Qualcomm dhe vjen në dy konfigurime të memories: me 6 GB RAM dhe 128 GB memorie të brendshme, ose me 8 GB RAM dhe 256 GB memorie, e cila mund të zgjerohet përmes kartave microSD deri në 2 TB.

Poco M7 4G ka në pjesën e përparme një ekran të madh LCD 6.9 inç me rezolucion 1080×2340 pikselë, frekuencë rifreskimi mbresëlënëse prej 144 Hz dhe ndriçim maksimal prej 850 nit.

Pajisja ka një skaner të shenjës së gishtit të vendosur anash dhe ka certifikimin IP64 për rezistencë ndaj pluhurit dhe spërkatjeve të ujit. Telefoni funksionon me sistemin operativ HyperOS 2 të Xiaomi-t, ndërsa dimensionet e tij janë 171.08 x 82.05 x 8.55 mm, me një peshë prej 224 gramësh.

Në pjesën e pasme ndodhet kamera kryesore prej 50 MP e aftë për të xhiruar video në rezolucion 1080p. Për selfiet kujdeset kamera e përparme prej 8 MP, e cila gjithashtu regjistron video në 1080p. Çmimi i pajisjes ende nuk është bërë i ditur.

Një nga pikat më të forta të këtij modeli është bateria me kapacitet prej plot 7,000 mAh, e cila mbështet karikim me kabllo prej 33 W. Megjithatë, është e rëndësishme të theksohet se karikuesi nuk përfshihet në paketim.

Të ngajshme

WhatsApp thotë se Rusia po përpiqet ta bllokojë

Valjeta Turkaj

NASA pritet të vendosë reaktor bërthamor në Hënë deri në vitin 2030

KushtrimGuraj

Threads ka 400 milionë përdorues

KushtrimGuraj