Telenews

Podujeva merr vendim ndalohet posedimi i telefonit gjatë procesit mësimor nga nxënësit dhe mësimdhënësit

 

 

Kryetari i  Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka marrë vendim për ndalimin e posedimit të telefonit gjatë procesit mësimor nga nxënësit, mësimdhënësit, stafi profesional dhe punëtorët tjerë në mjediset shkollore.

Siç ka bërë të ditur ai, vendimi do të hyjë në fuqi nga data 1 shkurt.

“Bazuar në udhëzuesin nr. 20/2018 të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit sot kam marrë vendim për ndalimin e posedimit të telefonit gjatë procesit mësimor nga nxënësit, mësimdhënësit, stafi profesional dhe punëtorët tjerë në mjediset – ambientet e institucioneve edukative-arsimore para universitar në Komunën e Podujevës.

Për zbatimin e këtij vendimi do të kujdesen Drejtoria e Arsimit dhe Drejtorët e institucioneve të arsimit para universitar.

Vendimi hyn në fuqi nga data 1 shkurt 2024″ thuhet në njoftimin e kryetarit të Podujevës. /Reporteri.net/

 

Të ngajshme

Kaplohet nga zjarri një stallë në Madanaj të Gjakovës, s’kishte bagëti brenda

KushtrimGuraj

Çfarë preferohet për dhurata në 7 dhe 8 Mars?

Rrezarta Ramaj

Real Madridi pa Mbappen në ndeshjen e parë ndaj Manchester Cityt

Rrezarta Ramaj