Telenews

Podujevë: I riu iku nga stacioni i policisë por u arrestua disa orë më pas

Një person ka arritur që të ikë nga stacioni i policisë në Podujevë, por ai u arrestua disa orë më pas.

Ai u ndalua për 48 orë dhe ndaj tij u bë kërkesa edhe për paraburgim.

Kështu tha për Klankosova.tv zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj.

“Rastit të cilit i referoheni iu njoftojmë se me urdhër të Prokurorit të Shtetit është ndaluar personi i dyshuar dhe ndaj të njëjtit është paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, në gjykatën kompetente” – tha Ulaj.

Klankosova.tv ka kontaktuar edhe me policinë dhe është në pritje të një përgjigje.

Siç raportohet i riu ishte arrestuar për dhunë në familje.

Ai pasi kishte ikur nga stacioni policor kishte shkuar në shtëpinë e tij dhe i kishte sulmuar disa familjarë.

Të ngajshme

IKShPK shënon Tetorin Rozë me aktivitete ndërgjegjësuese në të gjitha rajonet e Kosovës

Rrezarta Ramaj

Kosova ka nevojë për rezultate, jo për një tjetër kapitull pritjesh: 10 prioritetet për presidenten Justina Shiroka-Pula

Rrezarta Ramaj

Shtatzënë në moshën 52 vjeç, flet aktorja: Nënat e moshuara përballen me shumë më tepër rezistencë”

Rrezarta Ramaj