Telenews

Podujevë: Një muaj paraburgim për 62-vjeçarin që ngacmoi seksualisht 17-vjeçarin

Është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj D.B.

Ai dyshohet se e ka ngacmuar seksualisht një të mitur.

Njoftimi është dhënë nga Gjykata Themelore e Prishtinës.

Rasti ka ndodhur në Podujevë më 25 korrik dhe lidhur me këtë rast ka raportuar edhe Klankosova.tv.

“Gjyqtari i procedurës paraprake kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit D.B e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtit i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, nga momenti i ndalimit të tij, të pandehurit D.B, masa e paraburgimit i caktohet në bazë të nenit 187 paragrafi 1 nënparagrafi 1.1 dhe 1.2 pika 1.2.1 dhe 1.2.3 të KPPRK-së”.

“Me rastin e caktimit të paraburgimit, Gjykata ka marrë parasysh peshën e rëndë të veprës penale, mënyra dhe rrethanat në të cilat është kryer vepra penale ku dyshohet se është kryer ndaj viktimës së ndjeshme – i mitur dhe me lënien në liri të të pandehurit ekziston rreziku i ikjes, me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale, andaj masa e paraburgimit tani për tani është e vetmja masë preventive që do të parandaloj të pandehurin në përsëritjen e veprës penale të njëjtë apo të ngjashme”.

Të ngajshme

Goditen 3 raste të prostitucionit në Tiranë, në pranga 4 persona

Yllka Gashi

“Ishte tekanjoz, kërkonte…” – Grimieri shqiptar tregon detaje nga bashkëpunimi me George Mazonakis: Ishte besimtar…

Yllka Gashi

Testohet bateria e “Volkswagen”-it ID.3, rezultatet janë të pabesueshme

Yllka Gashi