Telenews

Pogba ndërron mendje për të ardhmen shkaku i Zidane?

Rikthimi i Paul Pogbas te Juventusi duket se tani është në dyshim për të ndodhur.
Mesfushori francez është larguar nga Manchester Unitedi dhe do të mund të nënshkruajë me klubin e ardhshëm si lojtar i lirë, transmeton Gazeta Express.
Për Pogban deri më tani raportohej se është afër rikthimit te Juventusi, por tani thuhet se ai ende nuk ka vendosur përfundimisht.
Sipas “RMC Sport”, 29-vjeçari është duke pritur për të mësuar rreth të ardhmes së Zinedine Zidane, para se të marrë një vendim përfundimtar.
Për Zidane së fundmi u raportua se është afër arritjes marrëveshjes me Paris Saint-Germainin.
Klubi francez është i lidhur edhe me një nënshkrim me Pogban dhe ardhja e ish-trajnerit të Real Madridit në “Parc des Princes”, mund t’ia ndërrojë mendjen edhe Pogbas.

Të ngajshme

Real Madridi shokon Arsenalin, vendos çmim rekord për Vinicius Jr

KushtrimGuraj

UEFA harton plan të ri për të bojkotuar Gianni Infantinon

KushtrimGuraj

Ende asnjë ofertë konkrete për Edon Zhegrovën

KushtrimGuraj