Telenews

Pogba sqaron se përse u rikthye te Juventusi

Paul Pogba vendosi të rikthehej te Juventus këtë verë pas dështimit te Manchester United.

Francezi firmosi një kontratë katërvjeçare me pagë prej tetë milionë eurosh, ndërsa ka trashëguar sërish numrin 10, të lënë bosh nga Paulo Dybala.

Në prezantimin e tij, mesfushori ka theksuar se nuk është shkëputur kurrë nga Juventus pasi ka qëndruar në kontakt me miqtë e lënë në Torino ndërsa shtoi se vendimi për t’u rikthyer ishte çështje e zemrës.

“Unë dua të rigjej dëshirën për të luajtur futboll, kam folur me Allegrin, Dybalën, Nedved, Agnellin dhe Cuadradon. Kam qenë gjithnjë në kontakt me botën e Juventusit”, ka deklaruar Pogba.

“Këtë vendim e mori zemra ime dhe unë e di se është i duhuri. Kjo fanellë është gjithçka për mua, Juventus më dha mundësinë të isha Pogba. Tani dua t’iu rikthej kënaqësinë duke fituar trofe me këtë klub”.

“Mora sërish numrin 10 të cilin e ka lënë miku im Dybala, jam shumë i lumtur. Tifozëve ju them se jam shumë i gëzuar dhe se do të jem edhe më shumë i kënaqur kur të fitojmë trofe”, u shpreh më tej francezi.

Të ngajshme

Tri ekipe në garë për titull në Kroaci: Presidenti i Federatës i pret rezultatet… në helikopter

Donat Hashani

Igli Tare pritet të jetë drejtor sportiv i AC Milan

Valjeta Turkaj

Nënshkrimi urgjent që Flick kërkon për të fituar Ligën e Kampionëve me Barcelonën

Valjeta Turkaj