Telenews

Policët me rroba civile patrullojnë afër diskotekës ‘Gate’, kapin mat 26-vjeçarin me marihuanë

Abuzimi me substanca narkotike nga të rinjtë mbetet një shqetësim i madh në shoqërinë kosovare. Edhe më shqetësues këtë dukuri e bën mungesa e trajtimit preventiv nga institucionet. Varësia nga droga sa vjen e shtohet dhe kjo dëshmohet çdo ditë me kapjen dhe arrestimin e dhjetëra personave konsumues e shpërndarës të substancave narkotike, shkruan Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë është zbuluar edhe dje afër diskotekës Gate, ku disa zyrtarë policorë, në rroba civile, ndaluan për kontroll një 26-vjeçar, nën dyshimet për gjësende të kundërligjshme.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se te i dyshuari, pas kontrollit, njësia policore ka gjetur një sasi të substancës narkotike, të llojit marihuanë.

 

 

Për shkak të posedimit drogës, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar për veprën me të cilën ngarkohet, ndërsa sasia e marihuanës është konfiskuar.

Pas përfundimit të proceduarve policore, Prokurori ka urdhëruar inicimin e rastit ndaj tij për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

Sipas Kodit Penal të Kosovës, është e jashtëligjshme që qytetarët të blejnë, posedojnë apo shpërndajnë substanca narkotike dhe mund të dënohen me gjobë apo burgim, varësisht nga sasia dhe lloji i lëndës narkotike që iu kapet nga autoritetet e rendit.

Të ngajshme

Oda e Mjekëve nis hetime ndaj mjekes në rastin e Agon Zejnullahut, Sejdiu: Hetimet do të bëhen në dy pista!

Donat Hashani

Hapet për qarkullim kufiri Hani i Elezit – Bllacë, ndërsa Terminali Doganor jo

Donat Hashani

Hykmete Bajrami kërkon që të kompenzohen bujqit të cilët pësuan nga zjarret

Donat Hashani