Telenews

Polici që vdiq sot në Prishtinë qenka babai i prezantueses së njohur!

Një zyrtar policor i moshës 47 vjeç ka ndërruar jetë sot rreth orës 14:45 në rrugën “Ahmet Korenica” në Prishtinë.

Lajmin nga Policia e Kosovës e ka konfirmuar Agron Borovci.

“Rreth orës 14:45, kemi pranuar informatën për një trup të pa jetë, në rrugën ‘Ahmet Korenica’ në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen  e viktimës, mashkull, 47 vjeç, zyrtar policor”, tha ai.

“Mbështetur në informacionet e para nga vendi i ngjarje, përkundër që ka elemente që sugjerojnë për vetëvrasje, policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen dhe me kujdes të shtuar  po shqyrton të gjitha aspektet e rastit për ndriçimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje tragjike”, ka shtuar Borovci.

Nga mediat është arritur të konfirmohet që viktima është Alban Tolaj, babai i prezantueses së njohur, Elsa Tolajt.

Ngushëllime familjes!

Të ngajshme

Osmani takon presidentin e Sierra Leones, shtet që Serbia pretendoi se e ka çnjohur Kosovën

Donat Hashani

Britania dhe Gjermania i dërgojnë mesazh Rusisë për Ukrainën

Donat Hashani

Florida, ShBA: Aeroplani përplaset në autostradë, vdesin tre persona

Donat Hashani