Telenews

POLICI SHQIPTAR – HERO NË SHBA, RREZIKON VETEN DUKE U PLAGOSUR PËR TË SHPËTUAR KOLEGUN

28-vjeçari shqiptar Ervis Onuzi me detyrë polic i ndërhyrjeve speciale “SEPTA” në Amerikë, po konsiderohet si hero nga komuniteti i Frankfordit të Philadelphias, pasi i shpëtoi jetën kolegut të tij gjatë një shkëmbim zjarri me një kriminel.
I riu shqiptar me origjinë nga Kukësi, është oficeri policie, që prej tre vitesh dhe shërben në qytetin e Filadelfias në Amerikë, i cili është kthyer në hero dhe ka zënë faqet kryesore të mediave atje. Ai ka qenë në shërbim kur në lagjen “Frankford” është raportuar për të shtëna me armë zjarri.
Bashkë me kolegët ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe aty janë ndeshur me të shtëna arme që drejtoheshin edhe ndaj tyre, shkruan newsbomb.al. Ngjarja është regjistruar mbrëmjen e 7 prillit dhe bilanci është një i vdekur, dy gra kalimtare të plagosur dhe oficeri shqiptar gjithashtu.
“Lufta” zgjati për rreth 90 minuta dhe Ervis Onuz, u qëllua me plumb në bark, teksa po përpiqej të mbronte një tjetër oficer. Ai u dërgua me urgjencë në Spitalin Universitar Temple dhe raportohet se është në gjendje të mirë shëndetësore. Më shumë se 70 kolegë të tij u mblodhën para spitalit dhe flisnin me kamerë me të.
Shefi i policisë SEPTA, Thomas Nestel e përgëzoi publikisht oficerin 28 vjeçar nga Shqipëria për guximin dhe trimërinë që kishte treguar në rrugë, për të mbrojtur kolegun e tij nga të shtënat me armë. Mediat dhe distriktet policore atje e konsiderojnë Ervis Onuzin si një hero.
Edhe zyrtarët lokalë në Filadelfia kanë vlerësuar veprimin heroik të 28 vjeçarit.

Të ngajshme

Sveçla reagon pas plaçkitjeve e krimeve të shumta në ditët e fundit

Donat Hashani

Kurti, Quint-it: S’ka zgjedhje të Serbisë në Kosovë pa marrëveshje ndërshtetërore

Donat Hashani

Kaq të arrestuar/ Përfundon aksioni i Policisë kundër grabitësve në ‘Dragodan’

Donat Hashani