Telenews

Polici tentoi t’ia konfiskojë veturën, shoferja e godet dhe ik nga vendi i ngjarjes

Një shofere, teksa nuk i ka përfillur urdhrat e zyrtarit policor për të dalë nga vetura e cila do të konfiskohej, e ka goditur atë dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Këtë e ka bërë të ditur për Dukagjinin zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka theksuar se policia është në kërkim të së dyshuarës.

“Sot rreth orës 19:00, në rrugën Prishtinë -Fushë Kosovë, një zyrtar policor, i cili ishte në detyrë, është goditur nga një person i dyshuar me automjet. E dyshuara femër, A.A, është ndaluar nga policia për një kundërvajtje trafiku.

E njëjta duke mos përfillë urdhërat e zyrtarit policor, për të dalë nga automjeti i cili duhej të konfiskohej, pasi ka goditur me automjet zyrtarin policor është  larguar nga vendi i ngjarjes. Zyrtari i lënduar është dërguar për tretman mjekësor ndërkohë që policia është në kërkim të të dyshuarës”.

source

Të ngajshme

Forcat izraelite vrasin dy adoleshentë palestinezë

Donat Hashani

Hero në ditën e lindjes: Shqiptari shpëton 85-vjeçarin italian nga mbytja në kanal

Valjeta Turkaj

Policia e Kosovës forcon bashkëpunimin me FBI-në

Valjeta Turkaj