Telenews

Policia arreston dy serbë në veri, iu konfiskohen kartelat e veteranëve të luftës së Serbisë dhe një “mal” me mjete të mprehta

Policia e Kosovës ka arrestuar dy serbë në veri të Kosovës mbrëmjen e së martës.

Në njoftimin e Policisë, thuhet se të dyshuarve iu konfiskuan mjete të mprehta, simbole nacionaliste dhe kartela të veteranëve të luftës së Serbisë.

“Policia e Kosovës (PK), në vazhdën e angazhimeve për ofrim të sigurisë dhe parandalim të veprimtarive kriminale, mbrëmë, gjatë natës, në veri të vendit, ka ndaluar një automjet (me targa të Sllovenisë), me të cilin ishin duke qarkulluar dy persona meshkuj serbë, shtetas të Serbisë”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Të dyshuarve iu është vendosur masa e ndalimit prej 48-orëve.

Të ngajshme

Sa shpenzuan subjektet politike për zgjedhjet e 9 shkurtit? – KQZ publikon raportin

Valjeta Turkaj

Trump paralajmëron: SHBA nuk do të ndihmojë Argjentinën nëse Milei humb zgjedhjet

Valjeta Turkaj

Pas Osmanit, Presidentja e KE-së takohet me Kurtin në Kuvend

Valjeta Turkaj