Telenews

Policia bastis dy lokacione në veri, gjen armë

Policia e Kosovës po zhvillon bastisje sot në dy lokacione në veri të vendit, ku ka gjetur edhe armë.

Këtë e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë për Mitrovicën e Veriut, Veton Elshani, i cili tha se s’mund të japë shumë detaje deri në verifikim të detajeve.

“Policia ka bërë bastisje në dy vende. Në njërin ende bastisja nuk ka përfunduar. Pas verifikimeve të nevojshme ju njoftojmë me të gjeturat”, tha Elshani.

Ai ka shtuar se “ka gjetje të armëve, por që për sasinë e tyre dhe për detaje të tjera mund të flasim më vonë për shkak që ende nuk i kemi verifikuar”.

source

Të ngajshme

Pas inspektimit, ndalohen punimet në një objekt ndërtimi në Prizren

Rrezarta Ramaj

Protesta për Arlinda Zekajn vazhdon për të tretën ditë, protestuesit mblidhen në sheshin e Prishtinës

Rrezarta Ramaj

Rama ‘godet’ Kurtin: Përkundër kryeministrit që s’shkon, ne jemi gjithmonë për bashkëpunim me Prokurorinë

Rrezarta Ramaj