Telenews

Policia deklarohet për rastin e zjarrit në Qendrën Tregtare: Nuk ka të lënduar

Një zjarr ka shpërthyer sot në Qendrën Tregtare në Bregun e Diellit.

Lidhur me rastin ka folur edhe zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti tha se nuk raportohet për ndonjë person të lënduar.

“Sot rreth orës 17:00, kemi pranuar informatën për një zjarr në një objekt në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë.Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit dhe policia të cilët janë duke u marrë me rastin. Nuk raportohet për persona të lënduar”, deklaroi ajo.

Lidhur me këtë incident, për Klankosova.tv detaje ka dhënë komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve, Malë Gashi.

Gashi tha se zjarrfikësit kanë intervenuar menjëherë.

“Janë djegur disa plastika, në hyrjen e tretë të Qendrës Tregtare. Dëmi ka qenë aq sa ka mbërritur ekipi i zjarrfikësve”, deklaroi ai.

Ai theksoi se nuk dihet se nga çka është shkaktuar ky zjarr.

“Vlerësimi do të bëhet nga inspektorët e zjarrit”, theksoi Gashi.

 

Të ngajshme

Ministri i Jashtëm iranian: Izraeli do të pendohet për agresionin e tij të pamatur

Donat Hashani

Izraeli nis një valë të re sulmesh ndaj Iranit pasi goditi bazat bërthamore dhe ushtarake

Donat Hashani

PDK: ZRrE në shërbim të monopolëve, jo të qytetarëve – nisëm betejën ligjore për drejtësi

Donat Hashani