Telenews

Policia: Dy persona të sulmuar në sheshin e Mitrovicës së Veriut

Dy persona janë sulmuar në sheshin e Mitrovicës së Veriut.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani.

“Dy persona janë sulmuar në qendër të Mitrovicës së Veriut, që të dy kanë marrë ndihmë mjekësore dhe gjendja e tyre është e mirë”, ka thënë ai.

Ai nuk ka dhënë detaje për motivin e sulmit apo të dhëna për identitetet e personave.

Policia e Kosovës po vazhdon ta hetojë rastin.

Të ngajshme

LDK: Zgjedhja e Presidentit vetëm përmes marrëveshjes politike, VV përgjegjëse për procesin

Blearta

Trajneri i Turqisë e nënvlerëson Kosovën para finales së madhe: Nuk ka rëndësi, si ata si Sllovakia

Blearta

Vrasja me tre plumba në Vushtrri, rikonstruktohet ngjarja tragjike e marsit të vitit 2025

Blearta