Telenews

Policia e Ferizajt arreston 28 persona të kërkuar – raportohen raste të vjedhjeve dhe dhunës në familje

Policia Rajonale e Ferizajt ka arrestuar 28 persona të kërkuar nga gjykatat kompetente për vepra të ndryshme penale dhe kundërvajtëse, si pjesë e një fushate për rritjen e sigurisë dhe zbatimin e urdhëresave gjyqësore.

Në një njoftim zyrtar, policia njofton se gjatë periudhës 26 janar – 1 qershor 2025, janë ndërmarrë një sërë masash për parandalimin dhe trajtimin e incidenteve në këtë rajon.

Sipas raportit:

6 raste vjedhjesh janë regjistruar në këto komuna:

3 në Ferizaj

1 në Shtime

1 në Kaçanik

1 në Hani i Elezit

4 raste të dhunës në familje janë evidentuar:

3 në Ferizaj

1 në Kaçanik

Përveç këtyre rasteve, është theksuar se janë realizuar 28 urdhëresa arresti ndaj personave të kërkuar për një spektër të gjerë veprash penale.

“Policia e Ferizajt ka ftuar qytetarët të bashkëpunojnë për parandalimin e krimit, duke raportuar rastet përmes kanaleve të besueshme dhe të sigurta, si aplikacioni “Lajmëro Policinë” apo numrat e telefonit të njohur (192, 0290/326-250, 0290/322-406)”, ka bërë thirrje policia.

“Konfidencialiteti i të dhënave të raportuesve do të ruhet plotësisht,” thuhet në njoftim nga Zyra për Informim e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj.

Të ngajshme

Vala e të nxehtit vazhdon deri në fundjavë, shmangeni ekspozimin në diell nga ora 10 -16

Erzana Fazliu

ASK: 21 mijë e 487 fëmijë lindën gjatë vitit 2024 në Kosovë, dominojnë meshkujt

KushtrimGuraj

Komandanti i KFOR-it takon Sekretaren Shtetërore të Kroacisë, diskutojnë për sigurinë në rajon

KushtrimGuraj