Telenews

Policia e gjen në Viti 36-vjeçaren nga Skenderaj që u raportua e zhdukur, thotë se është martuar

 

 

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen të zhdukur. Shumë shpesh angazhohen edhe njësi e grupe vullnetare që të zbulojnë gjurmët e personave që nuk dihet asgjë për fatin e tyre. Kështu ndodhi edhe së fundmi në Skenderaj, ku u raportua e zhdukur një 36-vjeçare, e cila tashmë është gjetur.

Sinjali ka mësuar se e njëjta është gjetur në Komunën e Vitisë, ku sipas informacioneve të para ka nisur të bashkëjetojë me një person.

Pasi 36-vjeçarja u intervistua nga hetuesit policorë, ndër të tjera ka deklaruar se është martuar me dëshirën e saj dhe nuk është abuzuar nga askush.

Për detajet e rastit është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit.

Ndryshe, rasti është raportuar nga motra e 36-vjeçares, e cila ka kërkuar ndihmë në Polici, pasi familja s’kishte informacione për vendndodhjen e saj.

Të ngajshme

Mjet i dyshuar në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë, policia rrethon vendin e ngjarje

Donat Hashani

“Do të vij të të vras ty…”, kërcënohet sërish presidentja Vjosa Osmani

Donat Hashani

Kaq të arrestuar pas aksionit të Krimeve Ekonomike në Agjencinë Kadastrale dhe atë të Arkivave

Donat Hashani