Telenews

Policia e Gjermanisë dhuron dy automjete për Policinë e Kosovës

Policia e Kosovës ka pranuar sot, dy automjete, të cilat janë donacion nga Policia Federale Kriminale e Gjermanisë (BKA).

Në një ceremoni të mbajtur sot, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha dhe ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, zyrtarizuan dorëzim-pranimin e dy automjeteve për Policinë e Kosovës si donacion nga Policia Federale Kriminale e Gjermanisë (BKA), thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës, transmeton Telegrafi.

Sipas njoftimit, këto automjete, të dedikuara për Njësinë FAST-ILECU të Policisë së Kosovës, janë pjesë e bashkëpunimit të vazhdueshëm në mes të institucioneve të sigurisë së dy shteteve dhe një hap i rëndësishëm në fuqizimin e kapaciteteve të Policisë së Kosovës në luftën kundër krimit të organizuar dhe aktiviteteve të tjera kriminale.

Policia e Kosovës shpreh falënderimet më të thella për mbështetjen e vazhdueshme të Republikës Federale të Gjermanisë dhe angazhimin për forcimin e sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës.

Të ngajshme

Dogana e Kosovës ndalon hyrjen e 16,500 kilogramëve çokollatë nga Zvicra me afat të skaduar

KushtrimGuraj

Pezullohet nga puna mësuesi që nuk lejoi nxënësen me veshje kombëtare

KushtrimGuraj

Diell apo shi? Zbuloni si do të jetë moti në Kosovë

KushtrimGuraj