Telenews

Policia e Hamburgut tregon sa shqiptarë u vranë në përleshjen atje

Në mëngjesin e së hënës në një kantier ndërtimi në Hafer City në Hamburg të Gjermanisë ka ndodhur një tragjike ku kanë vdekur katër persona dhe njëri është lënduar rëndë.

Mediat gjermane raportuan gjatë së martes se tre nga viktimat ishin shqiptarë.

Klan Kosova ka kontaktuar me policinë e Hamburgut për të marrë informacione lidhur me ngjarjen e rëndë.

Në një përgjigje për Klanin, thuhet se dy nga të vdekurit janë shtetas shqiptarë, e po ashtu edhe njëri nga të lënduarit rëndë i cili është i shtrirë në spitalin e Hamburgut.

“Jemi duke pritur identifikimin e dy personave të tjerë që vdiqën në këtë aksident. Nuk mund t’ju jap ndonjë informacion të mëtejshëm për momentin”, tha në një përgjigje për Klankosova.tv zëdhënësi i policisë Soren Simbal. /Telenews.al/

 

Të ngajshme

Pse evropianët po zgjedhin marrjen me qira para blerjes së shtëpisë?

Rrezarta Ramaj

Meta mbyll Messenger.com, përdoruesit drejt Facebook Messages

Rrezarta Ramaj

Në ora 12:00 të natës, Krakit i bie në mendje një ide: Ta ndryshojmë Kushtetutën – ta zgjedhim Presidentin direkt

Rrezarta Ramaj