Telenews

Policia e Kosovës e themelon klubin e basketbollit, gati për gara shtetërore

Policia e Kosovës ka hedhur një hap të ri në promovimin e sportit brenda radhëve të saj, duke themeluar Klubin e ri të Basketbollit “Policia e Kosovës”. Klubi është themeluar me përkrahjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe me mbështetjen e plotë të Federatës së Basketbollit të Kosovës.

Struktura drejtuese e klubit tashmë është zgjedhur, përfshirë kryetarin dhe sekretarin, ndërsa ekipi ka nisur me seancat e para stërvitore. Lojtarët, të përzgjedhur nga radhët e policisë, do të përfaqësojnë institucionin në garat zyrtare të basketbollit që nga ky sezon.

Klubi i Basketbollit “Policia e Kosovës” pritet të jetë pjesë e garave shtetërore duke sjellë më shumë gjallëri në skenën sportive dhe duke promovuar sportin edhe brenda këtij institucioni të rëndësishëm të sigurisë.

Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:

Të ngajshme

Xherdan Shaqiri shpallet lojtari më i mirë i Baselit

KushtrimGuraj

Aksident i rëndë në Prizren – përplasen dy biçikleta, një 24-vjeçar dërgohet në QKUK me lëndime në kokë

KushtrimGuraj

Publikohet sondazhi i fundit, LVV-ja pëson rënie drastike, AAK nuk e kalon pragun

KushtrimGuraj