Telenews

Policia e Kosovës largon një billbord me flamur të Serbisë në një kodër të Zveçanit

P

 

olicia e Kosovës sot ka larguar edhe një billbord që ishte në një kodër të Komunës së Zveçanit.

Lajmin e ka konfirmuar zëvendës drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut të Mitrovicës, Veton Elshani.

“Sot Policia e Kosovës ka bërë sigurimin në Lagjen Kroi i Vitakut derisa në vizit ishte Ministri i Punëve të Brendshme dhe Ministri i Pushtetit Lokal. Gjatë kësaj kohe është largu edhe billbordi që ishte në kodër aty në afërsi”, ka thënë Elshani.

Ndryshe, ditë më parë ministri i MPB-së, Xhelal Sveçla kishte thënë se simboli i vetëm i Serbisë brenda shtetit të Kosovës do të duhet të jetë ambasada e saj në Prishtinë.

Të ngajshme

Lushtaku: Kemi qenë me zëmër nëse është dikush nga familja Jashari, për Andinin s’kemi votë, është në LVV

Valjeta Turkaj

Goditet rrjeti i trafikut të kokainës nga Meksika në Zvicër, 4 shqiptarë mes të arrestuarve

Valjeta Turkaj

NATO: Dënojmë shënjestrimin e Turqisë nga Irani

Valjeta Turkaj