Telenews

Policia e Kosovës me aksion në Klinë, arrestohen dy persona për posedim të narkotikëve

policia-e-kosoves-me-aksion-ne-kline,-arrestohen-dy-persona-per-posedim-te-narkotikeve

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar dy persona për shitblerje të narkotikëve.

Të njëjtëve iu është sekuestruar 50 gram marihuanë.

Gjatë kontrollit te njëri nga të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë rreth 50 gram, ndërsa te i dyshuari tjetër është gjetur dhe sekuestruar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë rreth 0.4 gram.

Bëhet e ditur poashtu se në konsultim me prokurorin është bërë bastisja në shtëpinë e njërit nga të  dyshuarit ku gjatë kontrollit është gjetur dhe sekuestruar substancë e dyshuar narkotike, një peshore elektronike një telefon mobil si dhe një grinder.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa tjetri është dërguar në mbajtje.

/GazetaSinjali/

The post Policia e Kosovës me aksion në Klinë, arrestohen dy persona për posedim të narkotikëve appeared first on Sinjali.

Të ngajshme

Salla “1 Tetori” në gjendje të rënduar pas përfundimit të numërimit të votave

Valjeta Turkaj

Aksident në Fushë Kosovë, treni godet veturën

Valjeta Turkaj

Petritsch: Ndërmjetësi i ri është serioz, zgjidhja Kosovë-Serbi çështje e rëndësishme për Evropën

Valjeta Turkaj